☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE: “Në raste nevoje me armë”

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Die Welt” ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake.”

Drone dhe kamera kundër migrantëve

Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera. Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.”

Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për gazetën gjermane, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.