⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.52%
DOW 51,620 ▼0.4%
NASDAQ 26,849 ▼0.81%
NAFTA 93.79 ▲1.49%
ARI 4,187 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,423 ▼ -1.83% ETH $2,683 ▼ -0.9% XRP $1.5102 ▼ -1.29% SOL $119.4000 ▼ -2.92%
S&P 500 7,704 ▼0.52 % DOW 51,620 ▼0.4 % NASDAQ 26,849 ▼0.81 % NAFTA 93.79 ▲1.49 % ARI 4,187 ▼3.1 % S&P 500 7,704 ▼0.52 % DOW 51,620 ▼0.4 % NASDAQ 26,849 ▼0.81 % NAFTA 93.79 ▲1.49 % ARI 4,187 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot (28 shtator) masat e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Shkolla të pastra”.

Operacioni u finalizua një ditë më parë, pas katër muajsh hetime, duke goditur disa grupe që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë institucioneve arsimore.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 31 persona, ndërsa 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet e zhvilluara është dokumentuar se grupet e goditura dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të ndryshme të Tiranës.

Sipas hetuesve, në disa raste, për të shmangur vëmendjen e policisë dhe për të vështirësuar identifikimin e tyre, lëvizja kryhej përmes monopatinave, shërbimeve taksi dhe shërbimeve të delivery (dorëzimit të porositur).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.