Mbyllet numërimi i votave: VV 53 deputetë, opozita 47- nis beteja për krijimin e institucioneve
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë, për zgjedhjet e 7 qershorit. LVV-ja, si subjekti i parë, ka marrë 382 mijë e 865 vota, rezultat që ia ka siguruar asaj 53 ulëse në Kuvend, ndërsa bashkërisht PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja 47 deputetë.
Rezultati final i zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është mësuar, pasi edhe numërimi i votave ka përfunduar.
Lëvizja Vetëvendosje si subjekti i parë, ka marrë 382 mijë e 865 vota ose 47.13 për qind të totalit, rezultat që ia ka siguruar asaj 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike ka fituar 157 mijë e 893 vota ose 19.44 për qind dhe siguroi 22 mandate.
Lidhja Demokratike ka marrë 135 mijë e 559 vota apo 16.69 për qind, që përkthehen në 18 ulëse.
Forcë e katërt ka dalë Aleanca, duke fituar 54 mijë e 731 ose 6.74 për qind që ia sigurojnë 7 ulëse në Kuvend.
Hapi i radhës në proces është auditimi, që nënkupton rinumërimin e 8 për qind të votave.
Me këtë shpërndarje të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera shqiptare.
Por, për zgjedhjen e presidentit, çështje për të cilën vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, nevojitet marrëveshje ndërmjet partive politike, në dy raundet e para të votimit kërkohet pjesëmarrja në sallë e së paku 80 deputetëve.
Me 53 deputetët e Vetëvendosjes dhe me 10 deputetët e komuniteteve, duke përjashtuar ata të Listës Serbe, një marrëveshje me PDK-në do të siguronte 86 vota në Kuvend.
Ky numër përputhet me qëndrimin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili gjatë përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit në prill kishte deklaruar se një kuorum prej 85 ose 86 deputetësh ofron siguri për një proces të suksesshëm.
Një marrëveshje me LDK-në do të siguronte 82 vota, vetëm dy më shumë se minimumi kushtetues prej 80 deputetësh që nevojitet për të konsumuar raundin e parë dhe të dytë të votimit për president.
Më e vështirë është mundësia e formimit të qeverisë pa Vetëvendosjen.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja së bashku kanë 47 deputetë.
Për të siguruar shumicën prej 61 votash, atyre do t’u duheshin edhe 14 deputetë të tjerë, çka nënkupton se, përveç komuniteteve, do të nevojiteshin edhe votat e Listës Serbe.
Ndonëse është përmbyllur numërimi, për t’u konstituuar Kuvendi duhet shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre.
KQZ-ja kishte paraparë përfundimin e numërimit deri më 21 qershor, por procesi është mbyllur katër ditë më herët.
Nëse nuk paraqiten ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhet më 22 qershor, ndërsa certifikimi më 2 korrik.
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla Schwarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Ilir Kërçeli, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Fitore Pacolli Dalipi, Blerim Gashi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli,Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.
Lidhja Demokratike e Kosovës
Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj dhe Paris Guri.
ALEANCA
Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi.
Lista Serbe: Zlatan Elek, Igor Simic, Srdjan Popovic, Slavko Simic, Jovana Radosavljevic, Ljiljana Stefanovic, Milan Joksimovic, Branislav Nikolic dhe Tanja Vujovic.
KDTP: Fikrim Daka dhe Fatma Taçi.
ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK: Nenad Rasic.
Koalicioni VAKAT: Rasim Demiri.
IRDK: Elbert Krasniqi.
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA: Emilija Redzepi.
SDU: Duda Balje.
PSA: Artan Asllani.
Partia Liberale Egjiptiane: Veton Berisha.
JEDINVESTENA GORANSKA PARTIJA: Adem Hodza.
PRBEK: Albert Kinolli.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.