☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,660 ▲0.48%
DOW 52,370 ▲0.3%
NASDAQ 26,070 ▲0.44%
NAFTA 101.36 ▼1.85%
ARI 4,016 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,619 ▼ -0.96% ETH $2,302 ▼ -1.45% XRP $1.2845 ▼ -1.1% SOL $100.8200 ▲ +0%
S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 % S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbyllet seanca plenare! Kuvendi miraton projekt-rezolutat, Marjana Koçeku largohet nga Komisionet Parlamentare

Është mbyllur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë miratuar të gjitha projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura, që ishin në diskutim.

Po ashtu, me votim në Kuvend, deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga PS dhe doli si e pavarur, është larguar nga Komisionet Parlamentare në të cilat bënte pjesë. Ndërsa deputeti Gjin Gjoni është caktuar anëtar në sekretariatin për Procedurat e Votimit dhe Etikën.

Votimi në Kuvend:

Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tërësi 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025” është miratuar me 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025” miratohet me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të ProkurimitPublik për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025” është miratuar me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025” është miratuar me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025” është miratuar me 75 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.

Deputeti Gjin Gjoni caktohet anëtar në sekretariatin për Procedurat e Votimit dhe Etikën. Vendimi miratohet në Kuvend me 73 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.

Largohet si anëtare e Komisionit për Reformën Administrative-Territoriale deputetja Marjana Koçeku dhe deputeti Onid Beleri caktohet si anëtar në këtë komision. Vendimi miratohet me 72 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Marjana Koçeku largohet nga sekretare e Komisionit dhe caktohet deputetja Sara Mila. Vendimi votohet në Kuvend me 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtare e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi miratohet me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Marjana Koçeku largohet si anëtare zëvendësuese nga Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe caktohet deputetja Ilva Gjuzi. Vendimi votohet në Kuvend me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.