“Më pëlqejnë muzikantët”: Dakota Johnson nxit aludimet për MGK

Dakota Johnson ka nxitur sërish aludimet për një lidhje të mundshme me Machine Gun Kelly, tashmë i njohur si MGK, pas disa deklaratave me humor në një intervistë të re për “Vogue”.
Edhe pse aktorja nuk u pyet drejtpërdrejt për reperin dhe rockerin 36-vjeçar, në profilin e saj të publikuar të premten ajo foli për marrëdhëniet me muzikantët.
Kur u pyet për faktin se njeh shumë muzikantë, Johnson u përgjigj me një dozë humori:
“Ata më pëlqejnë mua. Nuk di çfarë të them. Dhe mua më pëlqejnë ata.”
Aktorja e “Fifty Shades of Grey” u pyet gjithashtu se çfarë nuk i pëlqen te këngëtarët.
“Shumë gjëra! Shumë!”, tha ajo duke qeshur, përpara se t’i përshkruante muzikantët me një shprehje mjaft pikante: “Janë të ndërlikuar.”
Komentet e saj vijnë vetëm një javë pasi Dakota Johnson dhe MGK u fotografuan së bashku në New York. Më 11 shtator, dyshja u pa duke u larguar nga apartamenti i Taylor Swift në Tribeca dhe më pas shkuan në restorantin Estela me të njëjtin SUV të zi.
Sipas një burimi të cituar nga Page Six, takimi nuk ishte një mbrëmje romantike e planifikuar, por një dalje ku të dy po kalonin kohë së bashku, po darkonin dhe po njiheshin më mirë.
“U morën vesh shumë mirë dhe kishte padyshim kimi mes tyre”, tha burimi, duke shtuar se gjithçka është ende në fazat e para.
“Ai do të donte ta shihte përsëri”, vijoi burimi.
MGK, 36 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të luhatshme me aktoren Megan Fox. Dyshja kanë një vajzë, Saga, e cila lindi në mars 2025.
Ndërkohë, Dakota Johnson ka qenë në një lidhje të gjatë dhe herë pas here të ndërprerë me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin. Ata nisën të takoheshin në vitin 2017 dhe i dhanë fund përfundimisht lidhjes vitin e kaluar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.