☁️
Tiranë 20°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.31 ▼1.97%
ARI 4,420 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,177 ▲ +6.05% ETH $2,635 ▲ +7.49% XRP $1.4063 ▲ +8.48% SOL $113.7400 ▲ +12.5%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.31 ▼1.97 % ARI 4,420 ▲0.46 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.31 ▼1.97 % ARI 4,420 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
roze

Ruby Rose thyen heshtjen për largimin nga Hollywood-i

Ruby Rose do të rikthehet në ekran me sezonin e ri të reality-show-t “Special Forces: World’s Toughest Test”, por kjo nuk do të thotë se aktorja po planifikon një rikthim të plotë në Hollywood.

40-vjeçarja është pjesë e sezonit të pestë të spektaklit të transmetuar nga Fox, ku do t’i bashkohet 14 personazheve të tjerë të njohur për të përballuar sfida të vështira, të frymëzuara nga procesi real i përzgjedhjes së Forcave Speciale amerikane, në xhunglën e Malajzisë.

Në një intervistë për PEOPLE, Rose tha se kishte “shumë arsye të ndryshme” pse dëshironte të merrte pjesë në këtë eksperiencë, por theksoi se rikthimi në televizion nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo dëshiron të rikthehet në industrinë e argëtimit.

“Madje nuk e di nëse jam vërtet rikthyer”, u shpreh ajo. “Nuk jam aq e interesuar për botën e argëtimit sa mendojnë njerëzit. Në fakt, nuk kam qenë kurrë shumë e interesuar për të.”

Aktorja, e cila u bë fillimisht e njohur si prezantuese në MTV Australia dhe më pas fitoi famë në SHBA me serialin “Orange Is the New Black” në vitin 2015, shtoi se tashmë ndihet mjaftueshëm e rritur për të kuptuar se Hollywood-i mund të mos jetë vendi i duhur për të.

“Dhe as ata nuk më duan mua”, tha Rose me humor.

Ajo zbuloi gjithashtu se gjatë tre viteve të fundit ka marrë vetëm një skenar që e konsideronte vërtet të rëndësishëm.

“Kam pasur ndoshta një skenar të ofruar në tre vjet – një skenar që kishte vërtet rëndësi”, tregoi ajo. “Dhe është në rregull.”

Pavarësisht kësaj, eksperienca në “Special Forces: World’s Toughest Test” duket se ka ndikuar në mënyrën se si Rose e sheh të ardhmen e saj. Aktorja tha se pas përvojës në spektakël u ndje “shumë e shëruar”, aq sa nisi të mendonte nëse mund t’i jepte Hollywood-it një tjetër mundësi.

“Isha si: ‘Oh, ndoshta nuk dua të kthehem në Australi tani’. Por më pas pata kohë të mendoja dhe thashë me vete: ‘Ndoshta dua’”, rrëfeu ajo.

Roli i saj i fundit i rëndësishëm televiziv ishte ai i Kate Kane/Batwoman në serialin “Batwoman”. Rose luajti në sezonin e parë, përpara se të njoftonte në vitin 2020 se nuk do të rikthehej për sezonin e dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.