☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.37 ▼0.17%
ARI 4,073 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,022 ▼ -4.59% ETH $2,238 ▼ -6.53% XRP $1.1903 ▼ -8.77% SOL $90.2200 ▼ -5.33%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
La Liga

Më shumë se titulli kampion, një natë për t’u mbajtur mend gjatë te Barcelona

Ishte vetëm çështje kohe. Barcelona tashmë është kampione e La Liga-s dhe nuk kishte mënyrë më të mirë sesa ta festonte titullin përballë rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në një “Camp Nou” ende në rikonstruksion, por i mbushur me entuziazëm për skuadrën e Hansi Flick.

Dy vite më parë, madrilenët, kampionë të Europës dhe Spanjës, afruan Kylian Mbappé dhe konsideroheshin të pathyeshëm. Ndërkohë, Barça po dilte nga një krizë ekonomike dhe sportive. Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco vendosën të ndryshonin gjithçka; larguan Xavi Hernández dhe zgjodhën Flick. Vendimi rezultoi perfekt.

Që nga ardhja e gjermanit, Barça ka fituar dy tituj kampion, një Kupë Mbreti dhe dy Superkupa të Spanjës, duke dominuar futbollin iberik. Kjo epërsi u pa qartë edhe në “El Clasico” e mbrëmshme, ku katalanasit triumfuan me autoritet falë golave të Marcus Rashford dhe Ferran Torres.

Ndërsa te Reali situata përshkruhet si kaotike, me tensione në dhomat e zhveshjes dhe mungesën e Mbappe-së, Barça shfaqi unitet dhe frymën e “La Masia”. Mbi 60 mijë tifozë festuan gjatë gjithë ndeshjes, duke ironizuar rivalët me kore ndaj Vinícius Júnior dhe presidentit Florentino Pérez.

Mbrëmja mori edhe më shumë emocion për Flick, i cili drejtoi skuadrën vetëm një ditë pasi humbi të atin. Një gjest që tifozët blaugrana nuk do ta harrojnë lehtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.