☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.10 ▼0.46%
ARI 4,073 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,996 ▼ -4.64% ETH $2,238 ▼ -6.59% XRP $1.1885 ▼ -9.1% SOL $90.1500 ▼ -5.55%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.10 ▼0.46 % ARI 4,073 ▼0.98 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.10 ▼0.46 % ARI 4,073 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Epoka e përmbajtjeve të rreme, si po përpiqet teknologjia të zbulojë mashtrimet përmes inteligjencë artificiale

ROMË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale dhe deepfake (përmbajtje të rreme), zhvillohen mjete të reja për zbulimin e videove të manipuluara.

Përhapja gjithnjë e më e madhe në internet e përmbajtjeve të krijuara ose të manipuluara nga inteligjenca artificiale po shton shqetësimin për rrezikun e deepfake-ve, duke nxitur kompanitë teknologjike të zhvillojnë mjete më të avancuara për identifikimin e tyre.

Ndër kompanitë që po punojnë në këtë drejtim është edhe Pangram, e specializuar në verifikimin e autenticitetit dixhital, e cila ka prezantuar një funksionalitet të ri për analizimin e skedarëve video. Mjeti është në gjendje të identifikojë edhe kuadrot individuale ku është përdorur inteligjenca artificiale.

Sipas kompanisë, teknologjia mund të dallojë videot e krijuara pjesërisht nga inteligjenca artificiale nga ato të gjeneruara tërësisht prej saj. Përmes një harte termike, sistemi evidenton momentet e videos që janë produkt i ndërhyrjes së inteligjencës artificiale, duke pretenduar një saktësi mbi 98%.

“Inteligjenca artificiale e bën më të lehtë krijimin e një përmbajtjeje të rreme, por njëkohësisht e bën të besueshëm edhe dyshimin mbi një përmbajtje autentike”, shpjegon Mirko Vicenzotto nga kompania italiane Axerta, e specializuar në hetimet forenzike.

Axerta ka përfshirë gjithashtu identifikimin e deepfake-ve në listën e mjeteve të nevojshme për zbulimin e manipulimeve dixhitale dhe dallimin e provave autentike nga përmbajtjet e ndryshuara.

Ndërsa disa sisteme përqendrohen në monitorimin e përmbajtjeve pasi ato janë publikuar në internet, kompanitë e mëdha teknologjike po synojnë të garantojnë gjurmueshmërinë e tyre që në momentin e krijimit.

Një nga nismat kryesore në këtë drejtim është Coalition for Content Provenance and Authenticity (C2PA), një standard i hapur i mbështetur nga kompani si Adobe, Microsoft, Google, Intel, Sony dhe BBC.

Protokolli parashikon përdorimin e të ashtuquajturave “Content Credentials”, një lloj etikete dixhitale që regjistron origjinën e një skedari, ndryshimet që ka pësuar dhe nëse gjatë krijimit të tij janë përdorur mjete të inteligjencës artificiale.

Edhe Italia po ndërmerr hapa për të luftuar fenomenin. Pak më shumë se një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 132/2025, i cili përmes nenit 612-quater të Kodit Penal parashikon ndëshkimin e shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjeve të krijuara ose të manipuluara me inteligjencë artificiale, kuadri ligjor është zgjeruar më tej me dekretin legjislativ nr. 160/2026, në fuqi prej 30 shtatorit.

Ky dekret përfshin deepfake-un ndër veprat penale që mund të sjellin përgjegjësi administrative për subjektet juridike, si dhe përcakton rregulla të reja për përgjegjësinë civile në rastet e dëmeve të shkaktuara nga sistemet e inteligjencës artificiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.