“Fol me kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët
Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten një platformë të re përmes të cilës synohet të komunikohet dhe dialogohet me qytetarët dhe veçanërisht studentët lidhur me kërkesat dhe ankesat e tyre.
Faqja e quajtur ‘Fol me kryeministrin’ do të shërbejë sipas Ramës si një urë funksionale 24 orë ku një skuadër e dedikuar do garantojë qarkullimin e gjithë informacioni që shkëmbehet.
“Faqja është gati, cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijmë nga një fond protestash, përshkallëzime, dhunë, presioni, kërcënimi, përpjekje që për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen, dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë, do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht, në ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre.
Dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se të vini, në dialog”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.