☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.10 ▲2.2%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,117 ▲ +1.54% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3293 ▲ +1.97% SOL $102.4200 ▲ +2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

Media amerikane “TheStreet”: Shqipëria në hartën e tendencave të reja turistike për vitin 2027

– Shqipëria po fiton vëmendjen e turistëve të huaj, si një destinacion miqësor me buxhetin, falë kostos më të ulët të udhëtimit në vitin 2027, shkruan media amerikane e biznesit dhe financave “TheStreet”.

Sipas raportit vjetor të tendencave të udhëtimit për vitin 2027, të publikuar nga platforma e rezervimeve “Skyscanner”, Tirana është ndër qytetet që po tërheqin turistë që zgjedhin destinacionet e tyre bazuar në kursin e këmbimit të valutave.

Raporti e përfshin këtë prirje te turizmi i orientuar nga kursi i këmbimit, ku turistët zgjedhin vende, ku paratë e tyre mund të shpenzohen më gjatë dhe të mbulojnë më shumë shërbime.

Sipas një ankete me 28 000 turistë, 41% e të anketuarve thanë se kishin ndryshuar destinacionin për të përfituar nga një kurs më i favorshëm këmbimi. Te Gjenerata Z, kjo përqindje arrin në 72%.

Tirana përmendet krahas qyteteve të tjera ndërkombëtare, si Da Nang në Vietnam, Wrocław në Poloni dhe Bishkek në Kirgistan, si një destinacion që po tërheq interesin e turistëve, që kërkojnë të përfitojnë më shumë nga buxheti i tyre.

Sipas raportit parashikohet një rritje e numrit të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa Tirana renditet mes destinacioneve që po fitojnë vëmendje në këtë tendencë të re të udhëtimeve.

Tirana ofron një kombinim të historisë, kulturës, gastronomisë dhe jetës së gjallë urbane, ndërsa çmimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit mund ta bëjnë atë një alternativë tërheqëse për turistët që udhëtojnë me buxhet të kufizuar.

Nga Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri te Piramida dhe muzetë Bunk’Art, kryeqyteti ofron mundësi për të eksploruar historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe për të shijuar kuzhinën vendase.

Tirana shërben gjithashtu si një pikënisje për udhëtime drejt qyteteve historike dhe atraksioneve të tjera të vendit.

Kostoja e qëndrimit: Sipas një udhëzuesi turistik të përditësuar në shtator 2026, një hotel i kategorisë së mesme në Tiranë, kushton rreth 50–90 euro nata.

Ushqimi dhe transporti: Të dhënat e “Numbeo”-s (një platformë online që mbledh dhe publikon të dhëna për koston e jetesës në qytete dhe vende të ndryshme të botës), një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 800 lekë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.