☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 88.76 ▼0.75%
ARI 4,158 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,319 ▼ -0.61% ETH $2,695 ▼ -0.62% XRP $1.4968 ▼ -0.95% SOL $119.7200 ▼ -0.94%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 88.76 ▼0.75 % ARI 4,158 ▲0.02 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 88.76 ▼0.75 % ARI 4,158 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

Media franceze “Ulysse”: Shqipëria, destinacioni që ndërthur plazhet, malet dhe trashëgiminë historike

– Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, shkruan Luc Rongier në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse.com”.

Për një kohë të gjatë e izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit, vendi tashmë tërheq miliona vizitorë, falë zgjerimit dhe diversifikimit të ofertës turistike, si dhe zhvillimit të lidhjeve të transportit me disa qytete evropiane.

Shqipëria pret 11,9 milionë vizitorë

Destinacioni i cilësuar si “Maldivet e Evropës” në vitin 2025, priti 11,9 milionë turistë, sipas të dhënave të Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara.

Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3,3% krahasuar me vitin 2024 dhe prej 93,6% krahasuar me vitin 2019.

Zhvillimi i turizmit në Shqipëri është i lidhur ngushtë me të kaluarën politike të vendit.

Për disa dekada, Shqipëria mbeti e izoluar nga pjesa tjetër e botës nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.

Vizitorët e huaj nisën të udhëtonin drejt vendit pas vdekjes së tij dhe rënies së regjimit komunist.

Që prej atëherë, numri i vizitorëve ka ardhur në rritje, i nxitur veçanërisht nga plazhet, qytetet historike dhe itineraret e ecjes në natyrë.

Fluturimet me kosto të ulët lehtësojnë aksesin në Tiranë

Zgjerimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka shoqëruar rritjen e numrit të mbërritjeve në vend.

Në këtë drejtim ka ndikuar edhe hapja e një baze të kompanisë ajrore “Wizz Air” në vitin 2020, e cila ka mundësuar fluturime me kosto të ulët midis kryeqytetit shqiptar dhe disa qyteteve evropiane, ndër të cilat përfshihen Barcelona, Budapesti, Londra, Madridi, Roma dhe Stokholmi.

Tirana lidhet gjithashtu me fluturime direkte me Londrën, Frankfurtin, Amsterdamin dhe Stambollin, megjithëse disa prej këtyre linjave funksionojnë vetëm gjatë sezonit turistik.

Kryeqyteti shqiptar mund të arrihet edhe me autobus nga Shkupi dhe Ohri, në Maqedoninë e Veriut, nga Podgorica dhe Budva, në Malin e Zi, si dhe nga Prishtina dhe Prizreni, në Kosovë.

Këto lidhje u mundësojnë turistëve të organizojnë itinerare që përfshijnë disa vende të Ballkanit.

Tirana ruan gjurmët e historisë shqiptare

Sheshi Skënderbej përbën një nga pikat kryesore të nisjes për të njohur Tiranën.

Sheshi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, i cili i rezistoi Perandorisë Osmane në shekullin XV.

Pranë tij ndodhet Muzeu Historik Kombëtar, i cili do të mbetet i mbyllur deri në vitin 2028.

Megjithatë, fasada e muzeut mbetet e dukshme, së bashku me mozaikun që paraqet periudha të ndryshme të historisë së vendit.

Tirana strehon gjithashtu Shtëpinë me Gjethe, një muze kushtuar Sigurimit, ish-policisë sekrete shqiptare.

Edhe Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 paraqesin dokumente dhe materiale që lidhen me periudhën komuniste.

Bunk’Art 1 ndodhet në periferi të Tiranës, pranë stacionit të poshtëm të teleferikut të Dajtit.

Sipas artikullit, Shqipëria ka rreth 5,7 bunkerë për kilometër katror, një pjesë e madhe e të cilëve u ndërtuan gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Kalaja e Tiranës, e njohur gjithashtu si Fortesa e Justinianit, sot është kthyer në një hapësirë që përfshin restorante, kafene dhe dyqane.

Ndërkohë, një pjesë të lokaleve të jetës së natës në kryeqytet ndodhen në zonën e Bllokut.

Ndër to përmendet bari “Hemingway”, i njohur për koncertet e xhazit dhe koktejet me bazë rumi, si dhe “Radio Bar” dhe “Ruka’s Bar 1991”.

Shkodra hap rrugën drejt Alpeve Shqiptare

Në veri të vendit, Shkodra shërben si pikënisje për të vizituar zonën e liqenit më të madh në Evropën Jugore.

Ai quhet Liqeni i Shkodrës në anën shqiptare dhe Liqeni Skadar në Malin e Zi dhe mund të eksplorohet në këmbë ose me biçikletë.

Ndër monumentet që ndodhen pranë tij është edhe Kalaja e Rozafës.

Nga kjo zonë mund të organizohen gjithashtu ekskursione drejt lumit të Shalës dhe Liqenit të Komanit.

Shkodra shërben njëkohësisht si pikënisje drejt Alpeve Shqiptare.

Shtegu që lidh Valbonën me Thethin është 12 kilometra i gjatë dhe kërkon nga shtatë deri në dhjetë orë ecje.

Itinerari kalon përmes Qafës së Valbonës, livadheve dhe disa zonave malore.

Riviera Shqiptare zgjeron ofertën e saj hoteliere

Emërtimi “Maldivet e Evropës” i referohet kryesisht Rivierës Shqiptare, e cila tërheq vizitorë falë ujërave të saj të kthjellëta dhe plazheve.

Vlora, qyteti i tretë i vendit, ka regjistruar fluksin më të madh të vizitorëve.

Ndërkohë, Dhërmiu, Saranda dhe Ksamili renditen gjithashtu ndër destinacionet bregdetare më të frekuentuara.

Rritja e numrit të vizitorëve shoqërohet edhe me hapjen e strukturave të reja hoteliere përgjatë bregdetit shqiptar.

“Green Coast Hotel – MGallery Collection” u hap në qershor 2025, ndërsa “Crowne Plaza Durrës by IHG” u inaugurua në vitin 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.