Bota
Të paktën 38 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Teheran
Të paktën 38 persona kanë vdekur sot në mëngjes pas rrëzimit të avionit të një kompanie ajrore iraniane pranë aeroportit Mehrabad në Teheran, sipas televizionit shtetëror dhe agjencive lokale të shtypit.
Avioni, që po nisej nga Mehrabad, kryente rrugën mes Teheranit dhe qytetit Tabas (lindje). Ai u rrëzua në orën 9:10 me orë lokale (4:48 GMT) në lagjen rezidenciale të Azadi, rreth pesë kilometra larg aeroportit.
“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur. Ne jemi duke transportuar trupat në morg”, deklaroi zëdhënësi i zjarrfikësve, i cituar nga agjencia zyrtare IRNA.
Nga informacionet e para bëhet fjalë për një avion të kompanisë Taban Airlines, por sipas fotove dhe agjencive lokale bëhet fjal për një avion të kompanisë Sepahan