Arte

Mediet britanike e radhisin Kadarenë në top 5 për Çmimin Nobel

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur edhe këtë vit kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Deri më 10 tetor janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve “Nobel” në fushat e tjera. Akademia suedeze njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë. Ndërkohë, faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur edhe këtë vit kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Deri më 10 tetor janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve Nobel në fushat e tjera. Akademia suedeze, njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë. Ndërkohë, faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.

Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht. Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris. Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes.

I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti. Nuk dihet, se kur Akademia suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë që shpresat për Kadarenë po shtohen, sepse nga viti në vit po vjen duke u ngushtuar edhe nga fusha e rivalitetit. Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë, për letërsinë si “Man Booker Prize” e më gjerë.

Pavarësisht kësaj liste, në mediat botërore po komentohet se kush do ta fitojë Nobelin, sillen rreth tre kandidatëve: Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare.

Kadare në një rrëfim ekskluziv ka treguar si e pret çdo vit nominimin prej Akademisë suedeze.

Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t’i bllokuar dhënien e çmimit.

Natyrisht Kadare ka pasur një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar. A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: “Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t’i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…” Pak kohë më parë shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë suedeze. “Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto “anonime” shqiptare”, ka treguar Kadare.

Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur “fushatë” kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri.

Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e Akademisë suedeze.

Shkrimtari  tha se i kanë treguar për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, “sulmohet gjuha shqipe”, se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe. “Kjo ishte vërtet groteske dhe e pakuptueshme”, thotë shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frëngjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze. Ndërsa bota letrare në Shqipëri këtë vit ka qenë e përfshirë në festimin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Është quajtur viti i Kadaresë.

Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, “Dimri i vetmisë së madhe”. Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Matteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish-diktatori.

Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal.

Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në deshifrimin dhe zbulimin e tekstit.

“E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuara. Ajo ishte kopje e vetme. S’ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, se sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…”,ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka “ardhur” vepra nga diktatura, nëpër shumë procese “censure”, duke i shpëtuar kartonit.

Ky densitet veprimtarie letrare në 80-vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel.

Edhe para ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë,  i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Është Akademia e Shkencave të Shqipërisë që ka bërë sërish propozimin për Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi.

Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet.

Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një proces pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button