☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,272 ▲ +0.37% ETH $2,513 ▲ +2.38% XRP $1.3608 ▲ +1.07% SOL $101.9500 ▲ +2.51%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Boterori

Meksika-Ekuador: përballje vendimtare në Estadio Azteca për të siguruar vendin në 1/8

Meksika mbërrin në ndeshjen play-off pas një fushate të shkëlqyer në fazën e grupeve, me tre fitore nga tri ndeshje dhe pa pësuar gol. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre ka pasur vështirësi më të mëdha sesa pritej kundër përfaqësueseve si Afrika e Jugut dhe Republika Çeke, dhe përballja me Ekuadorin konsiderohet prova më e rëndësishme deri tani.

Sipas Associated Press, mesfushori Obed Vargas tha se ekipi pret një Ekuador të shpejtë dhe dinamik dhe se përballja do të jetë shumë e komplikuar, por shpresojnë të mbështeten te performanca e sulmuesve Julián Quiñones dhe Raúl Jiménez dhe energjia e mesfushorit të ri Gilberto Mora. Ndeshja do të luhet në Estadio Azteca, ku tifozët vendas kanë mbushur stadiumin që nga hapja e turneut.

Ekuadori, i udhëhequr nga trajneri Sebastián Beccacece, ende nuk ka treguar të gjithë potencialin e tij në këtë Botëror por ka arritur suksese të rëndësishme, përfshirë fitoren ndaj Gjermanisë. Për të mos pasur presion presin ts rritin intensitetin dhe të dominojnë posedimin e topit për të diktuar ritmin e ndeshjes.

Një faktor që mund të ndikojë është lartësia: qyteti i Meksikos ndodhet në rreth 2,240 metra mbi nivelin e detit, ndërsa Ekuadori luan zakonisht në lartësi më të madhe të Quito-s (rreth 2,850 metra), por për këtë Botëror skuadra ekuadoriane vendosi bazën në Ohio dhe pritet të mbërrijë në Meksikë vetëm një ditë para përballjes për t’u aklimatizuar.

Në përbërje të Ekuadorit priten emra si Piero Hincapié dhe Willian Pacho në mbrojtje dhe eksperienca e Enner Valencia në sulm, ndërsa në mesfushë do të jenë elementë vendimtarë si Pedro Vite dhe Moisés Caicedo. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në 1/8 me fituesin e përballjes Angli-Kongo në Atlanta, raporton Associated Press.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.