⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,139 ▲ +0.56% ETH $2,249 ▲ +0.85% XRP $1.1811 ▼ -0.78% SOL $90.3500 ▲ +0.59%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mentar Mahmudi publikon një dokument: Vërtetim se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është gjuhë e përkthyer

Profesori Mentar Mahmudi ka publikuar një dokument i cili është përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, ndërsa thotë se kjo vërteton se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është gjuhë e përkthyer.

Profesori Mentar Mahmudi ka publikuar një dokument i cili është përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, ndërsa thotë se kjo vërteton se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është gjuhë e përkthyer.

Ai ka publikuar statutin e një shoqate, i cili është përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, nga përkthyes profesionistë.

“Vërtetim se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është gjuhë e përkthyer! Citoj nga dokumenti më poshtë: “Vërtetoj se përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase e kam kryer drejt dhe saktë — Përkthyes: Ilir Ivanovski””.

“Kjo është faqja e fundit e statutit të Shoqata për Zhvillim Shoqëror “Për Tetovën”, i dërguar për regjistrim në Regjistrin Qendror më 17 janar 2023, me dokument dhe statut vetëm në gjuhën shqipe. Sipas ligjit, barra i bie shtetit që ta bëjë përkthimin — siç shihet edhe këtu”.

“Versioni origjinal në shqip [1] dhe përkthimi në maqedonisht [2]. Vëreni vulat zyrtare në secilën faqe. Një falënderim i madh për anëtarët e shoqatës, që me këmbëngulje, durim dhe shumë nerva insistuan të zbatohet ligji dhe vërtetuan se shqipja mund të përdoret në cilësi zyrtare”, ka shkruar Mentar Mahmudi.

Ndryshe, debati për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut çdo herë është aktual, pasi ekzistojnë interpretime të ndryshme të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe. Në RMV ka figura publike që thonë se gjuha shqipe është zyrtare, dhe ka prej atyre që thonë se gjuha shqipe nuk është zyrtare./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.