Keshilla

Mënyrat më të gabuara për të flirtuar me meshkujt

FLIRTEkzistojnë disa sjellje, të cilat do të ishte mirë të mos i përdornit në momentin kur pëlqeni një mashkull dhe dëshironi ta bëni atë për vete. Ja se ku qëndron sekreti …

1. Të bëni simpatiken

Shumë femra luajnë duke bërë rolin e simpatikes për të bërë për vete atë që ato e shohin si gjysmën e tyre. Tani, nuk është se meshkujve nuk u pëlqejnë femrat simpatike ose me sens humori, përkundrazi, po me siguri nuk është gjëja e parë që vënë re. Mashkulli nuk kërkon një vajzë që mund ta bëjë të qeshë, por një që t’i “çmendë” gjakun, dhe përpjekja për t’u dukur simpatike çon drejt një dështimi të plotë.

2. Të bëni intelektualen

Disa femra të tjera, në tentativën për t’u dukur sa më të sofistikuara, mbështeten te një intelektualizëm i pajustifikuar, duke u dukur në sytë e djemve më shumë snobe sesa inteligjente. Nuk konsiderohet e hijshme të flisni për një çështje historike, një person publik, një libër, autor etj., pa ditur në të vërtetë asgjë rreth tyre. Nëse do të silleni si e zgjuar, kjo nuk do të jetë e vështirë për t’u kuptuar nga ana e mashkullit që doni të bëni medoemos për vete.

3. Të mos “jepeni” në një kohë të shkurtër

Mendimi që duhet të largoni nga vetja është edhe ai i djemve mashtrues që duan vetëm “një gjë”. Një herë e një kohë mund të mendohej vërtet kështu, por duke qenë se gjërat kanë ndryshuar, shumë meshkuj (në kuptimin e vërtetë të fjalës) kanë fituar një mentalitet disi romantik për dashurinë apo në marrëdhëniet intime. Madje në disa raste, janë vetë ata që nuk “përfitojnë” nga femrat. Ndaj të mos “jepeni” menjëherë do të thotë të jeni kundërproduktive, sepse mashkulli modern nuk e rrit dëshirën me pritjen, por vetëm se ndihet më pak i dëshiruar. Besojmë se e kuptuat se cila është sjellja e duhur në këtë aspekt.

4. Të jeni e sinqertë

Këshilla më e keqe në aspektin sentimental është ajo sipas së cilës thuhet se: “hapni” zemrën dhe të rrëfeni atë çfarë ndieni për personin e zemrës! Nuk ka vend asnjëherë për sinqeritet të menjëhershëm, përkundrazi, kjo çon në dëme të pariparueshme. Nëse ka një fushë në të cilën dominon mashtrimi, intriga dhe hipokrizia, në shumë raste ajo fushë është dashuria. Ndaj “zbulimi” i menjëhershëm i shpirtit, i ndjenjave dhe i afeksionit, janë sjellje të cilat do të largonin në një kohë të shkurtër interesin e mashkullit ndaj jush. I vetmi sekret është që të shtireni. Kjo vlen në fillim!

5. Të bëni të “ndryshmen”

T’ia filloni me frazën “Unë jam ndryshe nga gjithë të tjerat”, i përçon mashkullit një mesazh të qartë: “Jeni më e ngjashme nga të gjitha të tjerat në krahasim me të tjerat”. Ndaj do të ishte më mirë që të shmangnit biseda të tilla vetëvlerësuese apo të një identiteti që ndryshon nga turma. Nëse jeni vërtet unike, këtë le ta shohin dhe ta thonë të tjerët. Do të keni gjithmonë kohë për të vërtetuar veçantinë tuaj.

6. Të bëni rolin e “shokut”

Qasja në rolin e shokut mund të çojë sërish në rezultate katastrofike. Të gromësish, të shash dhe bisedat për futbollin, për të dhënë pamjen e një femre jo të dobët, nuk funksionojnë nëse dëshironi të bëni për vete një mashkull. Janë të gjitha sjellje të pranueshme në një shoqëri meshkujsh, por aspak të hijshme për ta për t’i parë te një partnere e mundshme serioze.

Dhe me siguri, pasi të keni lexuar këto mënyra, të cilat konsiderohen si jo të duhura për të bërë për vete një mashkull, do të pyesnit: “Cila është taktika e duhur atëherë?”. E thjeshtë, mjaftoni të mbështeteni te vetvetja dhe të jeni pak “mace”! Gëzohuni dhe qeshni së bashku! Një mashkull ndihet mirë me një grua inteligjente në krah, të bukur, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të bisedojë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndihet mirë dhe njëherësh e kthen te vetvetja. Kultivojeni miqësinë, bashkëpunimin dhe sensin e humorit. Por, siç e përmendëm më sipër, të gjitha këto bëjini duke qenë plotësisht vetvetja dhe jo me sforco.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button