Politika

MEPJ dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Manastir

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shprehu sot keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”, thuhet në një njoftim për shtyp të MEPJ-së.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button