🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,089 ▼0.28%
DOW 49,371 ▼0.14%
NASDAQ 24,348 ▼0.23%
NAFTA 90.12 ▲3.09%
ARI 4,742 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,988 ▲ +0.85% ETH $2,315 ▲ +0.62% XRP $1.4321 ▲ +0.62% SOL $86.0200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,089 ▼0.28 % DOW 49,371 ▼0.14 % NASDAQ 24,348 ▼0.23 % NAFTA 90.12 ▲3.09 % ARI 4,742 ▼1.79 % S&P 500 7,089 ▼0.28 % DOW 49,371 ▼0.14 % NASDAQ 24,348 ▼0.23 % NAFTA 90.12 ▲3.09 % ARI 4,742 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

MEPJ shpall 10 pozicione kyçe në kuadër të “Shqipëria 2030”, ministri Hoxha fton ekspertët t’i bashkohen sfidës së integrimit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur një fushatë të re për thithjen e ekspertizës, duke synuar përfshirjen e profesionistëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, por edhe atyre brenda vendit. Përmes një ftese të drejtpërdrejtë publike, theksi i diplomacisë shqiptare vihet te vizioni “Shqipëria 2030”, i cili përkon me objektivat strategjikë për përfundimin e procesit të negociatave dhe anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë ata që plotësojnë kriteret e larta të kërkuara për shërbimin e jashtëm. Përmes një deklarate në platformën “X”, ai theksoi rëndësinë e kalimit nga retorika në hapa konkretë.

“Nga e thëna në të bërë: nëse besoni se përmes formimit tuaj akademik, eksperiencës profesionale, aftësive dhe shprehive, apo çdo vlere tjetër të nevojshme për profesionin e diplomatit, keni çfarë të ofroni për të qenë pjesë e skuadrës sonë në Bruksel për ‘Shqipërinë 2030’, ju ftoj të aplikoni,” shkruan Ministri Hoxha.

Ky hap hidhet në një moment kur procesi për integrimin evropian të Shqipërisë ka hyrë në një fazë të avancuar dhe thellësisht teknike. Kreu i diplomacisë shqiptare e vuri theksin tek domosdoshmëria e një administrate meritokratike në këtë fazë kritike të projektimit institucional të vendit.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, i cili ka hyrë në një fazë të avancuar, kërkon më shumë se asnjëherë angazhimin e më të mirëve, më të aftëve dhe më të përkushtuarve, për të përfaqësuar vendin tonë me profesionalizëm, integritet dhe vizion,” nënvizoi Hoxha.

Duke e konsideruar këtë si një “moment kyç” për Shqipërinë, ministri Hoxha e mbyll mesazhin e tij me një apel gjithëpërfshirës për publikun, duke e parë këtë ftesë si një mundësi për të dhënë një kontribut historik: “Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi. Vendi dhe e ardhmja jonë kanë nevojë për çdokënd.”

Zgjerimi i misionit në Bruksel, MEPJ shpall 10 pozicione kyçe në kuadër të “Shqipëria 2030”

Struktura e re e shpallur bazohet në dy shtylla kryesore, duke përfshirë profilin e drejtuesve dhe ekspertizës së sektorit kryesor.

Dimensioni politik dhe strategjik

Ky seksion kërkon drejtues me profil të lartë, të cilët njohin gjeopolitikën evropiane. Pozicioni më i lartë i shpallur është ai i Zëvendës Shefit të Misionit (Ministër Fuqiplotë), i cili kërkon një minimum prej 15 vitesh përvojë pune dhe 5 vite të tjera në nivele drejtuese. Pjesë e këtij dimensioni janë edhe tre këshilltarë strategjikë, të cilët do të mbulojnë marrëdhëniet me Këshillin Evropian (DG ENEST), Parlamentin Evropian dhe Komunikimin.

Dimensioni sektorial (6 pozicione)

Shtylla e dytë fokusohet tek ekspertiza teknike e përafrimit të legjislacionit (Acquis). Ky ekip do të drejtohet nga një Koordinator i Dimensionit Sektorial (Ministër Këshilltar) dhe do të përfshijë profilet specifike për pikat nevralgjike të negociatave:

Kriteret e përzgjedhjes, çfarë kërkohet nga kandidatët?

Përtej diplomave të nivelit “Master Shkencor” në fushat përkatëse (Juridik, Shkenca Politike, Inxhinieri, etj.), një kusht i panegociueshëm është zotërimi i gjuhës angleze, ndërsa certifikimi i njohjes së gjuhës frënge apo të gjuhëve të tjera zyrtare të BE-së përbën një avantazh të madh. Aftësitë analitike, puna nën presion dhe aftësia për rrjetëzim ndërkombëtar janë thelbësore për këto profile.

Procedura e aplikimit dhe afatet

Procesi i përzgjedhjes do të jetë rigoroz, i menaxhuar nga një Komision i Posaçëm Përzgjedhës që do të vlerësojë dosjet e kandidatëve dhe do të zhvillojë intervistat. Fituesit do të fitojnë statusin e diplomatit dhe trajtimin financiar që lidhet me shërbimin jashtë vendit.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dosjen e tyre të plotë, e cila duhet të përmbajë domosdoshmërisht:

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 8 maj 2026, ora 12:00. Dosjet mund të dërgohen elektronikisht në adresën [email protected], si dhe me postë ose dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me shënimin “ShqipëriaBE2030”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.