☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,436 ▼ -1.29% ETH $2,337 ▼ -2.77% XRP $1.2857 ▼ -1.83% SOL $101.2500 ▼ -2.74%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Merkel apo Schulz – Cilin dëshiron Brukseli?

Politikanët në BE po i ndjekin me interes zgjedhjet parlamentare në Gjermani, për shkak të ndikimit të madh në BE. Martin Schulz ish-presidenti afagjatë i Parlamentit të BE-së, Merkel me reputacion të madh ndërkombëtar.

Europa është fokusuar tek Gjermania, se kush do të drejtojë. Kryeministrja me mandatin më të gjatë në Europë, Angela Merkel, apo politikani me përvojë i BE-së Martin Schulz? Kush mund t’i japë më mirë tonin drejtimit në Europë në të ardhmen?  Ajo apo ai?

Kriza e refugjatëve herë-herë e ka izoluar kancelaren në nivelin evropian – asaj i duhej të gëlltiste akuza të ashpra – se ajo ka qeverisur pa u koordinuar me të tjerët duke i hapur kufijtë. Edhe sot e kësaj dite është e diskutueshme çështja se kush do t’i pranojë migrantët në Europë. A mund të fitojë më shumë pikë këtu sfidanti i saj Martin Schulz? Ai bën thirrje për sanksione kundër vendeve të BE-së, që në të ardhmen refuzojnë të pranojnë refugjatë. Por politologu Janis Emmanouilidis nga think tank-u “Qendra Europiane e Politikës” në Bruksel është skeptik.

Ai mendon, se masa të tilla mund të jenë kundërproduktive: “Besoj që veprime të tilla mund të çojnë në një kundërreagim. Në ato vende anëtare, ku në pushtet janë zotërinjtë Orban, Kuczynski, pra në Hungari e Poloni, ata do ta shfrytëzojnë këtë si argument për të thënë, pa shihni po na ushtrojnë presion nga jashtë, gjë që ne nuk e duam e as populli ynë nuk e do. Kjo bën që të mos gjenden kompromise në nivel europian.“

Kompromise në nivel europian

Merkel përgjatë krizës financiare e ka drejtuar Europën, edhe sot kancelarja është për kursime në vend të investimeve, ndërkohë që tani presidenti i ri i Francës kërkon reforma të rrënjësore: një ministër Financash të BE-së, një buxhet për Eurozonën – a do të ishte i mundur ky ristrukturim me Merkelin gjatë një mandati të ri? Eksperti Janis Emmanouilidis thekson: “Unë mendoj, që kancelari Schulz, nëse ai do të bëhet kancelar, do të ishte më shumë i gatshëm për kompromise me Parisin e mbi bazën e këtyre kompromiseve edhe mund të gjejë konsensus, se si të ecet më tej me ekonominë dhe unionin monetar. Pra ai do të ishte më i predispozuar për kompromise.”

Gjoksin përpara e kokën lart

Në nivel ndërkombëtar Merkel gëzon reputacion të lartë, madje për të thuhet, se ajo ia del edhe me Putinin – por sa i përket politikës europiane ajo përballet me Schulzin – politikan ky europian me përvojë e që zotëron shumë gjuhë – në të njëjtin nivel. Për Europën motoja tani duhet të jetë gjoksin përpara e kokën lart – vetëm një paraqitje e guximshme në skenën ndërkombëtare i bind edhe ata që ngurrojnë brenda vet BE-së: se kush mund t’ia dalë më mirë. Ajo apo ai – sido që të jetë ky do të jetë edhe një vendim për drejtimin që mund të marrë Europa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.