Merkel dhe Putin kokë më kokë për çështjet e nxehta aktuale
Në takimin e parë kokë më kokë pas një viti, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkojnë të avancojnë të premten me çështjet e nxehta të Iranit dhe Ukrainës, ritakime të favorizuara nga kriza e thellë e besimit amerikano-europian.
Rifillimi i një dialogu pragmatik është objektivi i shfaqur nga këta dy ”veteranë” që takohen pas 12 vitesh dhe që flasin secili gjuhën e tjetrit.
Për kancelaren gjermane, takimi i së premtes pasdite në Soçi me presidentin rus duhet para së gjithash të lehtësojë kërkesën europiane të pistave për të shpëtuar marrëveshjen për programin bërthamor iranian.
Një tekst që presidenti amerikan e hodhi poshte duke dalë kundër mendimit të nënshkruesve të tjerë, Parisit, Londrës, Berlinit, Moskës, Pekinit dhe pavarësisht rrezikut gjatë një gare armatimesh në rritje në Lindjen e Mesme.
Teherani kërkon garanci nga europianët për të vazhduar respektimin e kompromisit të vitit 2015, në kuadër të të cilit ai hoqi dorë nga prodhimi i një bombe bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.