Bota

Merkel në forumin ekonomik të Davosit, nuk parashikohet takim me Trump-in

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, javën e ardhshme, por nuk parashikohet një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Dy liderët botërorë kanë axhenda të ndryshme në WEF, konferenca më e rëndësishme në botë për politikat ekonomike, Merkel pritet të jetë e pranishme vetëm të mërkurën, ndërkohë që Trump do të mbërrijë të enjten dhe do të mbajë një fjalim të premten.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert njoftoi se kancelarja Merkel do të mabjë një fjalim për çështjet evropiane si dhe pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe, por pa dhënë detaje për personalitetet që kancelarja do të takojë.

Të mërkurën, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Paolo Gentiloni, presidenti brazilian Michel Temer dhe mbreti i Spanjës Felipe VI pritet të mbërrijnë në resortin e skive në Zvicër.

Presidenti amerikan javën a kaluar bëri njoftimin surprizë se do të ishte pjesë e konferencës në Davos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button