⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.83 ▼1.24%
ARI 4,498 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,998 ▼ -3.62% ETH $1,797 ▼ -2.83% XRP $1.2016 ▼ -0.97% SOL $71.1700 ▼ -4.01%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.83 ▼1.24 % ARI 4,498 ▲0.7 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.83 ▼1.24 % ARI 4,498 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Merr fund fshehja e donatorëve? ODIHR-i kërkon transparencë të plotë për financimin e partive në Shqipëri

ODIHR-i ka dalë me një opinion urgjent mbi projektligjin e Shqipërisë për financimin e partive politike.

Në dokumentin, i cili mban datën 30 prill 2026, theksohet se nisma për të rregulluar në mënyrë më të plotë financimin e partive është pozitive, por se ekzistojnë një sërë mangësish që duhen korrigjuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Sipas opinionit, projektligji përbën një hap përpara pasi synon të rrisë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike, përmes krijimit të një sistemi më të detajuar raportimi financiar, publikimit të të dhënave në kohë reale dhe forcimit të rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gjithashtu, parashikohen rregulla më të forta për kufizimin e burimeve të financimit, auditimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe ndarje më të qartë të fondeve publike, përfshirë edhe stimuj për barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Megjithatë, ODIHR thekson se efektiviteti i ligjit do të varet nga zbatimi i tij dhe nga kapacitetet e institucioneve, veçanërisht të KQZ-së, e cila duhet të ketë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për të kryer verifikime, hetime dhe administrimin e sistemeve digjitale të raportimit.

Po ashtu, ngrihen shqetësime për mbivendosje dhe paqartësi mes ligjit të ri dhe Kodit Zgjedhor, gjë që mund të krijojë boshllëqe ligjore dhe paqartësi në zbatim.

Një pjesë e rëndësishme e rekomandimeve lidhet me financimin privat të partive. ODIHR kërkon ndalimin e dhënies së donacioneve në emër të personave të tjerë, si dhe detyrimin për të deklaruar identitetin e plotë të donatorëve, përfshirë profesionin, punëdhënësin dhe pronësinë përfitues të kompanive që japin fonde. Po ashtu, kërkohet rregullim më i qartë i kredive ndaj partive politike, duke përfshirë kushtet, afatet dhe raportimin e tyre të detajuar.

Në aspektin e transparencës, rekomandohet publikim i menjëhershëm dhe afatgjatë i raporteve financiare të partive, dorëzim i dokumentacionit mbështetës dhe rregulla të qarta për vlerësimin e kontributeve jo-monetare, si shërbimet apo ndihmat në natyrë.

Sa i përket mbikëqyrjes, ODIHR-i kërkon sqarim të kompetencave hetimore të KQZ-së, forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantim të aksesit publik në të dhënat e financimit të partive.

Gjithashtu, theksohet nevoja për qartësi ligjore në vendosjen e gjobave dhe sanksioneve, duke siguruar proporcionalitet dhe shmangie të zbatimit të paqartë ose arbitrar.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.