☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.54 ▲1.89%
ARI 4,029 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,467 ▲ +1.55% ETH $1,623 ▲ +3.59% XRP $1.0722 ▲ +2.61% SOL $75.8700 ▲ +7.19%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.54 ▲1.89 % ARI 4,029 ▼1.65 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.54 ▲1.89 % ARI 4,029 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Merr jetë Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku inspektoi sot Kampusin universitar të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të parë nga afër ndërtimin e kompleksit rezidencial, ku do të sistemohen studentët dhe njësitë e kërkimit shkencor.

Viti i ri akademik do t’i  gjejë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me godina të reja studentore. Nënkryetari Mazniku shpjegoi se dy prej godinave janë gati që këtë vit akademik në shërbim të studentëve.

“Në pak muaj grupet e para janë gati që të futen që tani. Janë tetë godina. Për momentin zihen dy të parat që janë bërë gati dhe në janar grupi i dytë”, tha ai.

Mazniku bëri të ditur se godinat do të shërbejnë jo vetëm si konvikte, por dhe si mjedise për kërkimin shkencor dhe për start-upe, duke krijuar një lidhje mes studentëve dhe biznesit.

“Siç ka qenë dhe ideja fillestare, një pjesë e objekteve kanë funksion përtej konvikteve. Objekti që është ende në punim ka dhe një hapësirë të hapur që te ketë mundësi të përdoret eventualisht si një qendër e kërkimit shkencor në bashkëpunim dhe me Universitetin Bujqësor. Godinat janë të gjitha të një niveli shumë të mirë dhe të avancuar për të qenë konvikte, të gjitha dhomat janë dyshe dhe me banjo brenda saj. Kjo është godina e kërkimit shkencor. Nga brenda ajo është si një hapësirë e hapur që të kemi mundësi që i gjithë kampusi të marrë një fokus të ndërveprimit mes universitetit, studentëve dhe të kërkimit shkencor dhe të tekno-parqeve për start-upe”, nënvizoi Mazniku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.