Politika
Mesila Doda i bashkohet zyrtarisht PDIU-së
Që prej largimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Mesila Doda ishte një deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë…por kjo deri më sot.
Këtë të shtunë, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi prezantoi afrimin e ri në këtë forcë politike.
“Unë jam i bindur që Mesila do të jetë një forcë e shtuar e kauzës tonë”, u shpreh Idrizi.
“Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë nuk është e panatyrshme”, tha nga ana e saj Mesila Doda.
Mesila Doda u largua nga Partia Demokratike pas përplasjeve të forta që pati me lidershipin e Bashës pas zgjedhjeve për kryetar partie që pasuan ato të përgjithshmet në 2013.