Politika

Meta: Do të mbështesim projektet për zhvillimin e Prrenjasi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një mitingu elektoral në Rrajcë të Prrenjasit u shpreh në mbështetje të kandidates së koalicionit të majtë, Miranda Rira.

Duke vlerësuar maksimalisht kandidaturën e saj, Meta shprehu besim se Miranda Rira do ta shndërrojë Bashkinë e re të Prrenjasit në një shembull të qeverisjes vendore në të gjithë vendin. “Kam besim të plotë se me aftësitë e saj ajo do të administrojë në mënyrën më të mirë, në interes të komunitetit tuaj, Bashkinë e re të madhe të Prrenjasit”, iu drejtua Meta të pranishmëve në takim.

Kryetari i LSI-së u shpreh se kandidatja e koalicionit të majtë do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria dhe nga ai vetë për realizimin e projekteve me qëllim zhvillimin e Prrenjasit. Ai i bëri thirrje gjithë grave dhe vajzave në këtë zonë që të dalin në votime dhe të votojnë për znj. Rira.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në një miting në Rrajcë të Prrenjasit dhe në Maqellarë (1)

Meta në fjalën e tij e ftoi popullin e Rrajcës që të marrë pjesë në votime më 21 qershor, ku votat të jenë për kandidaten e kësaj zone.
“Më 21 qershor asnjë të mos qëndrojë në shtëpi. Të gjithë tek kutia e votimit, të gjitha votat e Rrajcës vetëm për një emër, për Miranda Rirën”, tha Meta, ndërsa shtoi se fitorja në Bashkinë e Prrenjasit do të jetë nga ato fitore me të cilat të gjithë do të krenohen më 22 qershor.

Më pas, kandidatja e ASHE-së Miranda Rira prezantoi programin e saj për drejtimin e qytetit, ku në fokus do të jetë rritja e punësimit dhe shtimi i investimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button