Kronika

Paskuqan, përplasje me armë zjarri; dyshohet për motive politike

Një incident me armë zjarri e që dyshohet të ketë pasur në sfond motive politike është verifikuar paraditen e së martës në Paskuqan.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, ku konflikti verbal mes dy personave ka degjeneruar në përdorim armësh, me shtetasin e identifikuar me inicialet L.L që ka hapur zjarr.

Personi që është qëlluar ka humbur jetën, ndërsa autori, sipas policisë lokale, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Atje mësohet se ka shkuar për të ndjekur nga afër situatën edhe kandidati i PD për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button