Kronika

Meta: Jo më deputetë kriminelë në Kuvend, shpresojmë konsensus për listat e hapura

LSI shumë shpejt do të paraqesë në Kuvend propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

Në konventën kombëtare zgjedhore të LSI-së kryetari Meta vuri theksin tek dekriminalizimi duke nënvizuar se nuk mund të hyjnë më kontrabandë  individë me rekorde kriminale ndërsa shtoi se shpresonte në gjetjen e një komprozimi për listat e hapura.

Në paketën e propozimeve do të jetë edhe vota e emigrantëve. 

“Në këtë konventë si kryetari i LSI-së angazhohem për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjithë detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit me qëllim përsosjen e mëtej. As të mos i shkojë mendja ndokujt me probleme serioze që të hyjë e përfaqësojë shqiptarët në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk mund të hyjmë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale.  Jo vetëm kaq ky nuk është ndonjë sukses i madh, kemi detyrim që në kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë intelektualë.

Të mos çojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe bëjnë presione dhe shantazhe ndaj qeverisë e ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe të qytetarëve. Ky është një detyrim i LSI-së dhe shpresojmë që kështu të sillen të gjithë forcat politike në mënyrë që kuvendi i ardhshëm, pavarësisht nga përbërja politike të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe të mos bëhet më objekt diskutimi dhe demonizimi në Parlamentin europian dhe institucionet europiane.

OSBE/ ODIHR me rekomandimet e qarta ka shtruar rrugën për realizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe me standarde. Rekomandimet e OSBE/ ODIHR duhet të adresohen në mënyrë urgjente. Veçanërisht për të vendosur në standard të pakompromentueshëm të transparesncës së financimit të partive,  pastërtisë ligjore të kandidatëe dhe penalizimit të shit-blerjes e tjetërsimit të votës”, tha Meta.

Ne si LSI kemi këto propozime

-Ndëshkime të rrepta penale për blerjen shitjen e votës dhe të gjithë mekanizmave të ngjashëm me të

-Transparencë të plotë në financimin e partive dhe penalitete të forta përjashtuese për ato parti e kandidatë që i shmangen kësaj transparence duke i dhënë përgjigje të qartë ligjore këtij shqetësimi

Kemi propozuar dhe shpresojmë në një konsensus për listat e hapura si mënyra më e drejtë për tu dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur kandidatët më të mirë dhe më të denjë.

-Mbetemi të angazhuar për realizimin e votimit për bashkëatdhetarët tanë në emigracion. LSI është e gatshme dhe shumë shpejt do të paraqesë të gjithë amendamentet ligjore në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button