Politika

Meta: Kënaqësi për konsensusin për dekriminalizimin

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e konsensusit për dekriminalizimin. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, ai tha se pas dekriminalizimit dhe miratimit të reformës në drejtësi do të ketë çelje të negociatave.

Mjaft i ashpër ka qënë kreu i LSI-së dhe ndaj përfaqësuesve të kësaj partie në çdo nivel duke bërë të ditur se për abuzuesit do të ketë dënim maksimal, dhe nuk do të ketë mbrojtje nga LSI.

Meta vuri theksin në transparencën financiare të partisë, ashtu siç prej ditësh kjo parti ka publikuar në faqen online të saj projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

“Jam krenar që asnjë kandidat i LSI për kryetar bashkie apo deputet që për të qënë i pari apo i dyti apo i treti në listë ka paguar lekë nën dorë apo mbi dorë te partia e kështu me radhë me të gjithë të tjerët, ashtu sikurse dëgjojmë që flitet lart e poshte se kërkojnë lekë për partinë e përralla të tjera të cilat nuk janë gjë tjetër veçse abuzime të indivdiëve të caktuar që kërkojnë para për veten e tyre. Nuk ka nevojë LSI për t’i vënë gjoba bizneseve për të krijuar pengesa qytetarëe në shërbime. Do të kërkojmë dënimin maksimal të cilitdo individi, i cili jo vetëm që nuk do të ketë mbrojtje politike nga LSI po do bëhet shembull”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button