Politika

Meta: Marrëdhëniet me Greqinë të një rëndësie strategjike

Kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, që ndodhet për vizitë në Greqi, deklaroi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës janë të një rëndësie strategjike.

“Për fat të mirë, nuk ka një parti politike serioze në Shqipëri me një axhendë nacionaliste”, tha kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Athinë-Maqedoni (ANA), para vizitës së tij në Athinë.

“Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie me rëndësi strategjike, me shkëmbimeve praktike si dhe me rëndësi jetike për të dy shtetet”, theksoi ai.

“Të gjitha partitë shqiptare respektojnë shtetin grek, integritetin territorial të tij dhe natyrisht qytetarët e saj si fqinjë dhe partnerë të zhvillimit social, ekonomik dhe evropian”, vazhdoi Meta.

“Mendoj se do të ishte vendimi i duhur për të qëndruar larg spekullimeve, që qëllimisht përpiqen të krijojnë perceptimet e gabuara”, shtoi kryetari i kuvendit.

“Unë besoj se nuk ka asgjë të cilën nuk mund ta diskutojmë si fqinj të mirë”, u shpreh kreu i parlamentit, duke shtuar se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Greqisë kanë potencial për bashkëpunim të mëtejshëm.

Lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, Meta tha se “Shqipëria u bë vend kandidat në vitin 2014 dhe kemi punuar shumë për të ecur përpara në zbatimin e agjendës ambicioze të reformave që kemi ndërmarrë, veçanërisht përsa i përket reformës së sistemit gjyqësor dhe forcimin e sistemit ligjor”.

“Zbatimi i reformave të tilla duhet të hapë rrugën për një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në mënyrë që të fillojnë negociatat e anëtarësimit, diçka që pritet në muajt e ardhshëm”, deklaroi ai.

“I gjithë ky proces i komplikuar dhe i gjatë i anëtarësimit në BE është shoqëruar nga mbështetja e vazhdueshme dhe e konsiderueshme e Greqisë, mbështetje për të cilën ne jemi shumë mirënjohës”, përfundoi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button