Ekonomia

Meta në Gjirokastër: Mbështetje maksimale biznesit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një vizite të dielën në ambientet e kompanisë “Elka” në Gjirokastër, premtoi mbështetjen maksimale për bizneset.

“Elka” është një kompani mjaft e njohur në fushën e prodhimit të ushqimeve dhe të eksportit, tha Meta, që eksporton në gati 30 vende, me produkte të standardeve të çertifikuara evropiane.

“Jemi këtu për të dhënë mbështetje maksimale për biznesin në përgjithësi, për biznesin që prodhon e punëson dhe që plotëson të gjitha kushtet e sigurisë dhe të standardeve në punë”, u shpreh kryetari i Kuvendit, duke shtuar se kjo është rruga e zhvillimit dhe e nxitjes së rritjes së prodhimit në vend.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vizitoi sot ambientet e kompanisë Elka dhe fabrikën e lëngjeve të frutave Amita në Gjirokastër (2)

Gjatë së dielës, kryetari i Kuvendit vizitoi dhe fabrikën e kompanisë “Partner Ballkanik”, ku prodhohen lëngjet e frutave “Amita”. Meta u njoh me kapacitetet prodhuese dhe standardet cilësore me të cilat operon prej vitesh kjo fabrikë në Gjirokastër.

Në këto vizita kreu i Kuvendit shoqërohej nga deputetët Vangjel Tavo, Anastas Angjeli dhe kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për kryetare të Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button