Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 99.56 ▲2.72%
ARI 4,573 ▼2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,632 ▲ +1.47% ETH $2,259 ▲ +0.09% XRP $1.4722 ▲ +2.39% SOL $91.3400 ▲ +0.6%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.56 ▲2.72 % ARI 4,573 ▼2.41 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.56 ▲2.72 % ARI 4,573 ▼2.41 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Politika

Meta në inaugurimin e Pendarovskit: Shqipëria, mike e M.Veriore

Presidenti i Republikës,Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të betimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut,. Stevo Pendarovski. Pas ceremonisë së betimit, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Pendarovski, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi mbylljen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në një frymë të qetë dhe demokratike në të dy raundet, si dhe mesazhet dhe qëndrimin e Presidentit të ri Pendarovksi si gjatë fushatës, edhe pas përfundimit të procesit elektoral.

“Vlerësoj qëndrimin e Presidentit të zgjedhur për ndërtimin e një shoqërie multi-etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ku asnjë popullsi apo komunitet nuk do të ndihet i diskriminuar. Në veçanti çmoj rolin kyç të partive politike shqiptare në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut, që u dëshmua dhe në këto zgjedhje.

Shqiptarët kanë treguar vazhdimisht që janë promotorë dhe mbështetës të fuqishëm të rrugës europiane dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, me mbështetjen e gjerë ndaj kandidaturës së Presidentit të zgjedhur, ata treguan mbështetje ndaj rrugës Euro-Atlantike dhe ndërtimit të një shoqërie dhe shteti multi-etnik”, – shtoi Presidenti Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë mbështetëse e progresit të saj, që prej pavarësisë.  “Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh, me qëllim forcimin dhe thellimin në të gjitha fushat”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidentët Meta dhe Pendarovski theksuan rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të dy vendeve, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të gjithë rajonit. “Ne na bashkon synimi i përbashkët i integrimit evropian të vendeve tona, rrugë gjatë së cilës mund të mbështetemi tek njëri-tjetri”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

Në fund të takimit Kreu i Shtetit e ftoi Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.