Ekonomia

Meta, Panariti në Lushnjë: Të nxisim prodhimin bujqësor vendas

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kanë qenë  të shtunën në Lushnje, ku kanë marrrë pjesë në përurimin e një kooperative për prodhimin e luleshtrydhes.

Në fjalën e tij, ministri Panariti ka premtuar rritje të mbështetjes së qeverisë për bujqësinë, me qëllim intensifikimin e prodhimit dhe eksportin e tij.

“Qeveria do t’i japë nxitje sektorit të bujqësisë dhe do t’u kushtojë më shumë vëmendje fermerëve në gjithë vendin. Ata do të përfitojnë 6.1 milionë euro grante”, ka thënë Panariti.

Ministri ka thënë se një fokus të veçantë do t’i kushtohet produkteve bio, eksporti i të cilave sipas tij do ta kthejë bujqësinë në motor të ekonomisë shqiptare.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Meta ka vlerësuar se kultura e prodhimit të luleshtrydhes do të krijojë rreth 2 mijë vende pune në zonë e Lushnjes, ndërsa do të sjellë fitime të sigurta.

 Qëllimi i këtij prodhimi do të jetë sipas Metës eksporti i luleshtrydhes shqiptare, e cila bashkë me produktet e tjera vendase duhet të shumëfishojë praninë e saj në tregjet evropiane.

Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit ka nënvizuar se është e nevojshme një asistencë e posaçme, për të njohur sa më mirë tregun ndërkombëtar.

“Alba Fragola ka mbjellë një sipërfaqe toke prej 5 hektarësh me luleshtrydhe, proces që përfundoi me sukses. Ndërkohë që kërkesa është e jashtëzakonshme dhe sfida është pas këtij suksesi. Ky sektor ka nevojë për modele të tilla, për ti dhënë fund fragmentimit. Ndaj  jemi në rrugën e duhur për të rilindur bujqësinë dhe blegtorinë dhe industrinë ushqimore. Të gjithë bashkë do realizojmë një transformim më të mirë dhe dinjitoz në këtë sektor.”, -tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button