🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,529 ▲ +1.06% ETH $1,594 ▲ +1.48% XRP $1.1212 ▲ +2.72% SOL $63.6500 ▲ +0.68%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta rikthen opozitën, ftesë për konsensus. Basha: Takim i frytshëm

Takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës nuk kishte një konkluzion përfundimtar, por ndryshe nga takimi Rama-Basha, fjala dështim nuk u përmend. Përkundrazi. “Unë them se takimi i sotëm pati një vlerë, si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar me të vërtetë rrugët e zgjidhjes”, u shpreh kreu i PD.
Lulzim Basha iu referua premtimit publik të Ilir Metës për një proces me legjitimitet dhe integritet. Por, pas takimit me kreun e opozitës, në fjalorin e Metës u rikthye dendur fjala konsensus.
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë që ky të jetë një proces i hapur, transparent, konsensual, që garanton standardet e kësaj reforme dhe ky takim u bë për këtë qëllim dhe ky angazhim është në këtë drejtim”, deklaroi kreu i LSI.
Zoti Meta iu shmang përgjigjeve direkte se çfarë roli do të luajë ai për arritjen e konsensusit apo për ruajtjen e integritetit të procesit. Por kur u pyet, nëse do të përkrahte një draft pa konsensusin e opozitës, siç paralajmëroi kryeministri, qëndrimi i Metës ishte në kontrast të fortë me atë të Ramës.
“Unë jam këtu për t’ju siguruar se do të bëj çdo gjë në orët dhe minutat që vijnë për të garantuar se ky do të jetë një proces i suksesshëm. Nuk jam këtu për të patur paragjykime të nxituara”, tha kreu i Kuvendit.
Mes Metës dhe Bashës kishte ngjashmëri në deklarata, kur ata iu referuan Komisionit të Venecias. “Qendra e gravitetit të konsensusit për reformën në drejtës është Komisioni i Venecias”, deklaroi Meta.
Ne paragrafin 88 të raportit final të tij, opozita gjen frazën kyç që rekomandon gjetjen e një zgjidhje që i siguron opozitës përfaqësim në institucionet e reja të drejtësisë.
“Moskapje politike e drejtësisë, parimin që nuk e kam shpallur unë, por Komisioni i Venecias. Arbitri ka folur, Partia Demokratike ka zgjedhur, e ka pranuar. Ai që nuk e ka pranuar është kryeministri. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ilir Meta thotë se këto pretendime i ka mbajtur shënim, por tani për tani, askush nuk mund të thotë nëse këto shënime janë të vlefshme apo jo për Edi Ramën apo partnerët ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.