Politika

Meta takim me krerët e partive shqiptare dhe Gruevskin

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shkup, kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare.

Presidenti Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Presidenti Meta, theksoi rendësine qe ka bashkëpunimi i te gjithë faktoreve politike ne Maqedoni per integrimet euro-atlantike dhe sigurine rajonale.

Gjithashtu Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rendësin qe ka roli i opozitës ne te gjitha proceset euro-integruese te Maqedonise.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button