☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Numri i turistëve të huaj rritet me 21 %, rënie drastike e vizitorëve nga Kosova

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për turizëm u rrit me ritme dyshifrore për 10 mujorin (21%), por gjithashtu baza e qëndrueshme e turizmit, vizitorët nga Kosova pësuan një rënie drastike këtë vit me 21 për qind.

INSTAT raportoi sot se, rritja  për vizitorët e huaj vijoi të ishte  e lartë edhe për muajin tetor, ndonëse kulmi i sezonit turistik ka përfunduar. Në muajin tetor numri i shtetasve të huaj që hynë në vend ishte 379.327 me një rritje 25,3 % në krahasim me tetorin e një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2017 është 4.604.010, duke u rritur me 7,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Por të huajt që vizituan Shqipërinë për qëllime për të pushuar u rriten me 21 për qind në 10 mujor.

INSTAT  shpjegoi se tetor 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4 herë, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Anglia me 49,8 %.

Në dhjetëmujorin e 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 73,9 % dhe rënie kanë pasur vetëm hyrjet nga Kosova me 21,1 %.  Agjencitë turistike Kosovarë pohuan se, rënia po krijohet nga ofertat me ulta të vendeve fqinjë dhe nga shërbimi ende i papërmirësuar në Shqipëri.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Tetor 2017, janë 815.646, duke shënuar një rritje me 11,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2017, është 430.505. Krahasuar me Tetor 2016, ky numër është rritur 7,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në dhjetëmujorin e 2017 është 4.368.360, duke u rritur 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Tetor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,0 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,3 % dhe detare zënë 4,7 %.

 

  

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.