Politika
Meta takohet me Boehner, Shqipëria është aleate e vendosur e SHBA
Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA-së është shprehur kreu i kongresit amerikan John Boehner. Këtë qëndrim kreu i kongresit e shprehu gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Ilir Meta.
Nga ana e tij Meta vlerësoi mbështetjen e Kongresit amerikan për Shqipërinë. Kreu i kuvendit Ilir Meta, dhe kryetarja e komisionit të jashtëm parlamentar, Arta Dade janë takuar dhe me lideren e demokratëve në Kongres, Nensi Pelosi.