☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Meta takon Zaev: Shqipëri-Maqedoni, zbatim i projekteve të përbashkëta në kuadrin e Korridorit 8

Shqipëria dhe Maqedonia do të rrisin bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore, ku padyshim zbatimi i projekteve të përbashkëta në kuadrin e Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua dje edhe me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Presidenti Meta e uroi Kryeministrin Zaev për rezultatet pozitive të dy proceseve zgjedhore në Maqedoni, si dhe përshëndeti angazhimet konkrete të Qeverisë së re për përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve ndëretnike, por edhe të krijimit të një marrëdhënie sa më pozitive me vendet fqinje.

“Marrëdhëniet e mira ndëretnike në Maqedoni janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, u shpreh Presidenti Meta.

Edhe në takimin me Kryeministrin Zaev, Presidenti Meta theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale dhe vendimtare për të ardhmen euroatlantike të të dy vendeve. “Së bashku mund t’i rezistojmë e të përballojmë me sukses të gjitha sfidat e globalizmit me të cilat përballet rajoni ynë”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehu besimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE gjatë vitit 2018, si dhe e siguroi Kryeministrin Zaev mbi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Në këtë kuadër Presidenti Meta theksoi se me investime jo të jashtëzakonshme mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme. Ata shprehën besimin se në takimin e ardhshëm mes dy Qeverive, në Pogradec, do adresohen të gjitha këto çështje që lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.