Ekonomia

Meta: Të nisim një politikë vizionare të sigurimeve në biznesin e bujqësisë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot nga Fieri se “është momenti që të nisim një politikë vizionare të sigurimeve në biznesin e bujqësisë”.

meta17Kryeparlamentari njëherësh dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta së bashku me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dëmshpërblyen një fermer në fshatin Ferras të Komunës Levan,  me bagëti të imta.

Meta u shpreh se “është kënaqësi që të shoh ripërtëritjen e bizneseve të dëmtuara nga përmbytjet”.

Duke nënvizuar se të gjithë fermerët do të dëmshpërblehen dhe ekonomia e kësaj zone do e marrë veten shumë shpejt, Meta deklaroi se është momenti që të nisim një politikë vizionare të sigurimeve në biznesin e bujqësisë”.meta2

Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Panariti deklaroi se po punojmë për kompensimin e dëmeve dhe pavarësisht nga përmbytja, objektivat për bujqësinë nuk kanë ndryshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button