⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

METEO – India regjistron gushtin më të nxehtë që nga viti 1901

NJU DELHI, 1 shtator /ATSH-AFP/ – India ka regjistruar gushtin më të nxehtë që prej fillimit të regjistrimeve meteorologjike në vitin 1901, me temperaturën mesatare në vend që arriti në 28,01 gradë Celsius, njoftoi Departamenti Meteorologjik i Indisë.

Temperatura mesatare ishte 0,67 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë për muajin gusht, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2023, kur temperatura mesatare ishte 28 gradë Celsius.

Sipas autoriteteve meteorologjike, reshjet e musonit gjatë gushtit ishin 16 për qind nën normalen, një faktor që kontribuoi në temperaturat e larta.

Ekspertët ia atribuojnë pjesërisht kushtet e thata edhe fenomenit klimatik El Niño, i cili lidhet me rritjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Paqësor dhe mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në modelet e reshjeve në mbarë botën.

Në Indi dhe në Azinë Juglindore, El Niño zakonisht shoqërohet me kushte më të thata dhe dobësim të musonit. Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i këtyre faktorëve me ngrohjen globale mund të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve ekstreme të motit.

India, vendi më i populluar në botë, konsiderohet veçanërisht e ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme dhe valëve të të nxehtit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.