🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,751 ▼0.08%
DOW 53,909 ▼0.24%
NASDAQ 26,585 ▼0.39%
NAFTA 81.92 ▲4.78%
ARI 4,420 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,010 ▼ -1.82% ETH $1,875 ▼ -2.5% XRP $1.0208 ▼ -1.97% SOL $76.0400 ▼ -1.48%
S&P 500 7,751 ▼0.08 % DOW 53,909 ▼0.24 % NASDAQ 26,585 ▼0.39 % NAFTA 81.92 ▲4.78 % ARI 4,420 ▲0.46 % S&P 500 7,751 ▼0.08 % DOW 53,909 ▼0.24 % NASDAQ 26,585 ▼0.39 % NAFTA 81.92 ▲4.78 % ARI 4,420 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

METEO – Oqeanet e botës shënojnë temperaturën më të lartë të regjistruar

– Temperaturat e oqeaneve në mbarë botën arritën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin korrik, sipas shërbimit të monitorimit klimatik të Bashkimit Evropian, “Copernicus”, shkruan BBC.

Shkencëtarët thonë se një faktor që po ndikon është edhe zhvillimi i kushteve të El Nino-s në Oqeanin Paqësor.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së detit jashtë zonave polare, nga 60 gradë gjerësi veriore deri në 60 gradë jugore, arriti në 20,96 gradë Celcius gjatë korrikut.

Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 20,89 gradë Celcius, të vendosur në korrik 2023.

Në Evropën Perëndimore situata ishte edhe më ekstreme, pasi qershori dhe korriku së bashku shënuan periudhën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Në brigjet e Atlantikut dhe në Mesdheun perëndimor, temperaturat e detit arritën nivele rekord dhe shkaktuan vala të fuqishme të të nxehtit detar.

Edhe në Paqësorin tropikal temperaturat mbetën jashtëzakonisht të larta, ndërsa kushtet e El Nino-s pritet të forcohen gjatë muajve të ardhshëm.

Oqeanet luajnë një rol thelbësor në rregullimin e klimës së Tokës, pasi thithin pjesën më të madhe të nxehtësisë së tepërt të krijuar nga emetimet e gazeve serrë.

Por ngrohja e tyre ka pasoja të rëndësishme; uji i ngrohtë zgjerohet dhe ky zgjerim termik përbën rreth një të tretën e rritjes së nivelit të detit të regjistruar deri tani.

Temperaturat më të larta të deteve po favorizojnë gjithashtu vala detare më të gjata dhe më intensive të të nxehtit, të cilat kanë dëmtuar koralet, pyjet e algave dhe peshkimin.

Sipërfaqet më të ngrohta të oqeaneve avullojnë më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, duke krijuar kushte që mund të forcojnë stuhitë tropikale dhe të sjellin reshje më intensive.

Në Evropën Perëndimore, temperatura mesatare gjatë qershorit dhe korrikut ishte 21,62 gradë Celcius rreth 2,79 gradë Celcius mbi normalen dhe niveli më i lartë i regjistruar për këtë periudhë dymujore.

Sipas Samantha Burgess, drejtueses strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet Meteorologjike Afatmesme, korriku ishte muaji i tretë radhazi me nxehtësi të jashtëzakonshme në rajon.

Sistemet e qëndrueshme të presionit të lartë kanë bllokuar ajrin e nxehtë mbi Evropën Perëndimore, ndërsa tokat e thata kanë dobësuar aftësinë natyrore për ftohje.

Shkencëtarët e shohin këtë si një shembull të qartë se si ndryshimet klimatike po i përforcojnë ekstremet e temperaturave, me nxehtësinë dhe thatësirën që gjithnjë e më shumë ushqejnë njëra-tjetrën. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.