METEO – Zjarre në Siçili, temperaturat mbi 46 gradë Celsius
ROMË, 22 korrik /ATSH–DPA/ – Zjarret pyjore po përhapen me shpejtësi në ishullin italian të Siçilisë, të favorizuara nga era e nxehtë e shkretëtirës, shiroku, e cila fryn nga Afrika drejt Mesdheut dhe Italisë, njoftuan sot shërbimet e emergjencës.
Zjarrfikësit u angazhuan me forca të shumta gjatë gjithë natës në disa zona të ishullit për të vënë nën kontroll flakët.
Në komunën Santo Stefano, pranë kryeqytetit rajonal Palermo, mbi 100 persona u evakuuan pasi zjarret iu afruan zonave të banuara.
Në Palermo, ndërprerjet e energjisë elektrike u përsëritën disa herë gjatë natës, ndërsa re të dendura tymi mbuluan disa lagje të qytetit.
Përveç zjarreve, banorët po përballen edhe me një valë të fortë të nxehti. Në Palermo u regjistrua dje një temperaturë prej 42,4 gradë Celsius, ndërsa në pjesë të tjera të Siçilisë termometri arriti deri në 46,2 gradë Celsius.
Edhe për sot parashikohen temperatura që do të kalojnë 37 gradë Celsius.
Nga vala e të nxehtit është prekur edhe ishulli i Sardenjës, ku autoritetet po luftojnë me disa vatra zjarri./ /Ad.Ab./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.