Kronika
Metereologët: Kur do të mbarojë moti i acartë
I ftohti i acartë, nga rrymat me presion të lartë atmosferik do të dominojnë motin nëpër shumë vende të Europës veriore gjatë 10 ditëve të para të dhjetorit, me mot përgjithësisht të thatë.
‘AccuWeather’ shkruan se edhe pjesa juglindore e Europës dhe e Mesdheut sot dhe nesër, do të ketë rryma të acarta të ajrit.
Ky mot do të pasohet nga një valë akulli që do ta përshkojë Europën me 2 dhe 3 dhjetor, kryesisht në pjesën juglindore, thuhet në raportin e ‘AccuWeather.
Pas 6 dhjetorit Evropa do të ketë mot më të ngrohtë.
Ky i ftohtë i acartë do të mbarojë në mes të muajit, pasi zona e presionit të lartë atmosferik do të zhvendoset në drejtim të lindjes, duke lejuar masat ajrore të buta të zhvendosen drejt veriut nga Mesdheu.