Ekonomia

MF: Dyfishohet pagesa e dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë

Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave po vijon procesin e përllogaritjes së masës së dëmshpërblimit, si dhe shpërndarjen e kësteve përkatëse edhe gjatë vitit 2016.
Në bazë të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, ministria e Financave, në bashkëpunim me ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe ministrinë e Drejtësisë, bëri disa ndryshime ligjore, të cilat konsistonin në ndarjen në dy kategori të ish të përndjekurve politikë, në atë parësore dhe joparësore.

Kategoria e parë është kategoria parësore, në të cilën përfshihen “gra, ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”. Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”. Për kategorinë e tretë me prioritet, “persona ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”. Për kategorinë e katërt me prioritet, “për persona ish të dënuar që janë gjallë, të cilët, pavarësisht moshës në momentin e pagesës, kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”. Për kategorinë e pestë me prioritet, “për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të rradhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”. Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur moshën 75 vjeç”.

Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist, është ndarë, në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 përqind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore, dhe 30 përqind për trashëgimtarët e ish të dënuarve.

Nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekëh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%. Gjatë vitit 2014, janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekë.
Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014, iu dha përparësi atyre ish të dënuarve që janë gjallë, si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç, janë paguar në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%. Gjatë harkut kohor të vitit 2015, kategoria parësore përfshin 70% të fondit në dispozicion, me një vlerë prej 1.4 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve sqaroi të gjithë qytetarët përfitues, pjesë e kategorive parësore dhe joparësore, që t’i referohen vetëm informacionit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, lidhur me listat dhe rradhën e pagesave.
Sqarojmë se për shpërndarjen e kësteve për kategorinë parësore, të gjithë përfituesit duhet të sjellin sa më shpejt certifikatë personale të muajit të fundit dhe vërtetimin e numrit të llogarisë bankare, pasi në mungesë qoftë të njërit prej këtyre dokumentave ata nuk mund të përfitojnë.
Një nga objektivat e Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit, për vitin 2016, është përfundimi i plotë i shpërndarjes së këstit të pestë dhe fillimin e likuidimit të këstit të gjashtë për kategorinë parësore, si dhe vazhdimin me përpikmëri dhe seriozitet të shpërndarjes së fondit sipas numrit rendor të kësteve pasaardhëse për kategorinë joparësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button