🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,530 ▼ -0.02% ETH $2,416 ▲ +0.08% XRP $1.2983 ▼ -0.19% SOL $103.9800 ▲ +0.62%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MF: FMN-ja konfirmon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së Maqedonisë

Nga Ministria e Financave thonë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të konsultimeve të rregullta sipas nenit IV për vitin 2026, vlerësoi se ekonomia e RMV-së tregon qëndrueshmëri dhe stabilitet pavarësisht sfidave të mjedisit ekonomik global, me rritjen ekonomike që po përshpejtohet, borxhin publik që po stabilizohet dhe sektorin financiar që mbetet i fuqishëm dhe likuid.

Në raportin e FMN-së, i publikuar sot, theksohet se rritja ekonomike në vitin 2025 arriti në 3.5%, e nxitur nga aktiviteti i fuqishëm i investimeve dhe rritja e konsumit privat. Në të njëjtën kohë, konstatohet se pavarësisht sfidave në anën e të ardhurave, qëllimet fiskale për vitin 2025 janë përmbushur, kurse borxhi publik shënoi rënie të lehtë si rezultat i rritjes së fuqishme nominale të ekonomisë.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së në raportin e tij përgëzon angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për konsolidimin fiskal dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike. Në raport theksohet se përpjekjet e vazhdueshme për uljen e deficitit buxhetor, përmirësimin e arkëtimit të të ardhurave, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe menaxhimin e përgjegjshëm të borxhit publik janë të rëndësishme për përforcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së ekonomisë.

Njëkohësisht, Fondi thekson nevojën për monitorim të kujdesshëm të risqeve të jashtme, veçanërisht në kushtet e pasigurisë së shtuar në tregjet ndërkombëtare dhe presioneve të tjera që vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë.

Në raport vlerësohet pozitivisht edhe progresi i vendit tonë në kuadër të Planit të rritjes të Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave të orientuara drejt përmirësimit të produktivitetit, mjedisit afarist, sundimit të të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Në raport thuhet se në periudhën e ardhshme është e rëndësishme të vijojnë të gjitha aktivitet e lidhura me konsolidimin fiskal, përforcimin e administratës tatimore dhe përmirësimin e efikasitet të konsumit publik dhe të investimeve të huaja.

FMN-ja rekomandon gjithashtu edhe nevojën e zbatimit të mëtejshëm të reformave strukturore për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e klimës afariste, përmirësimin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale. Njëkohësisht, theksohet rëndësia e reformave në sektorin energjetik, në tregun e punës dhe masat që do të sjellin rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirse, si dhe përafrimin më të shpejtë të standardeve ekonomike të Bashkimit Evropian.

Misioni i FMN-së u realizua në periudhën nga data 18 deri më 31 mars 2026, ndërsa raporti është përgatitur në bazë të konstatimeve preliminare të publikuara pas përfundimit të tij. Konsultimet sipas nenit 4 janë të rregullta dhe realizohen një herë në vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.