☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,290 ▲ +0.84% ETH $2,704 ▲ +0.84% XRP $1.5011 ▲ +1.2% SOL $121.5400 ▲ +1.81%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Michael Jackson dominon Billboard Global 200 me “Billie Jean”

Kanë kaluar më shumë se 40 vite pas publikimit të këngës ikonike “Billie Jean” e Michael Jackson, e cila duket se po shkruan sërish histori, duke u shpallur kënga më e dëgjuar në botë.

Brenda një jave, hiti legjendar u ngjit me dy pozicione dhe zuri vendin e parë në klasifikimin global Billboard Global 200. Rruga mbresëlënëse e “Billie Jean” nisi tre javë më parë nga pozicioni nr. 65 dhe lidhet ngushtë me suksesin e filmit biografik “Michael”, i cili vazhdon të triumfojë në kinematë botërore.

Sipas të dhënave të Luminate për periudhën 8-14 maj, kënga regjistroi 51.5 milionë dëgjime në platformat streaming në mbarë botën, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me javën e kaluar.

Ndërkohë, ajo realizoi edhe 3 mijë shitje digjitale, megjithëse me një rënie të lehtë prej 3%.

Michael Jackson, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, arrin për herë të parë vendin e parë në Billboard Global 200. Në të njëjtën kohë, “Billie Jean”, e publikuar në albumin “Thriller” në nëntor të vitit 1982, theu rekordin për ngjitjen më të gjatë drejt majës, duke arritur në vendin nr. 1 në javën e 144-t të pranisë së saj në chart.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.