☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Deri nga fundi i verës pritet zgjedhje e lokacionit për qendrën e re klinike

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri nga fundi i verës të rrumbullakësohet procesi për zgjedhje të lokacionit për qendrën e re klinike, pas çka do të mund të fillojë përgatitja për realizimin e investimit kapital shëndetësor.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të Repartit të rikonstruktuar për traumatologji në ISHP Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Mickoski deklaroi se po zhvillohen biseda me pronarin e tokës, ndërsa po shqyrtohet edhe lokacion alternativ në afërsi.

“Po, ka bisedime. Po flasim me pronarin e tokës. Kemi edhe opsion të dytë afër asaj parcele. Natyrisht, nuk mbështetemi kurrë vetëm në një opsion. Pres që brenda atij perimetri të jemi në gjendje ta përfundojmë procesin, e pastaj të bëjmë një plan të mirë për të filluar më në fund realizimin e atij investimi shëndetësor”, tha Mickoski.

Në pyetje se kur pret që procesi të përfundojë, kryeministri tha se kjo duhet të ndodhë gjatë periudhës së verës.“Vera le të jetë periudha e fundit”, tha kryeministri.

Lokacioni që Qeveria po e shqyrton për ndërtimin e qendrës së re klinike është hapësira pranë qendrës sportive dhe pishinës “Boris Trajkovski” në Karposh, në afërsi të SPQ “8 Shtatori”, Qendrës TEP dhe poliklinikës “Bukuresht”.

Sipas paralajmërimeve të deritanishme, toka është në pronësi private dhe po zhvillohen negociata për ta siguruar atë, ndërsa plani është që qendra e re klinike të jetë pjesë e një kompleksi të integruar shëndetësor të lidhur me SPQ “8 Shtatori” përmes një kalimi nëntokësor.

Kryeministri Mickoski paraprakisht deklaroi se ky është një lokacion me lidhje të mira trafiku dhe mundësi infrastrukturore, ndërsa aktivitetet fillestare për zbatimin e projektit, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, mund të fillojnë në vitin 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.