☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.17 ▲0.06%
ARI 4,072 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +3.73% ETH $2,431 ▲ +6.38% XRP $1.3078 ▲ +2.05% SOL $95.8700 ▲ +2.76%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.17 ▲0.06 % ARI 4,072 ▼0.02 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.17 ▲0.06 % ARI 4,072 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Paraburgim tetëditor për dy punonjësit e Universitetit “Goce Delçev” në Shtip, të dyshuar për falsifikim notash për 21 mijë euro

Gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë: udhëheqësi i Sektorit "E-Indeks" dhe një referente për çështje studentore dyshohen se për pesë vjet kanë ndryshuar të dhëna në sistemin elektronik të universitetit

Një gjykatës i procedurës paraprake në Shtip u caktoi masën e paraburgimit tetëditor dy punonjësve të Universitetit “Goce Delçev”, të dyshuar për keqpërdorim të sistemit informatik të universitetit dhe falsifikim të të dhënave të studentëve, siç njoftojnë mediat maqedonase. Vendimi vjen pas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shtip, e cila kishte kërkuar masën e paraburgimit për të dy të dyshuarit.

Sipas Prokurorisë, siç njofton Fokus, dy të dyshuarit — udhëheqësi i Sektorit “E-Indeks” dhe një referente për çështje studentore në një nga fakultetet — nga viti 2021 deri në vitin 2026 kanë futur të dhëna të pavërteta në sistemin informatik të universitetit, duke ndryshuar, fshirë ose fshehur të dhëna në bazën e indeksit elektronik dhe duke shkaktuar rezultate të pavërteta në përpunimin elektronik të tyre.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë përfituar materialisht rreth 21 mijë euro, ndërsa akuzohen për veprat penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe mashtrim kompjuterik.

Më herët gjatë ditës, policia kreu bastisje në disa lokacione në Shtip dhe në Shkup, në kuadër të hetimit për manipulime me nota, pikë provimesh dhe dosje studentore në këtë universitet.

Nga Universiteti “Goce Delçev” është njoftuar se institucioni bashkëpunon plotësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.