☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.17 ▲0.06%
ARI 4,072 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,674 ▲ +3.76% ETH $2,431 ▲ +6.41% XRP $1.3078 ▲ +2.04% SOL $95.8200 ▲ +2.75%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.17 ▲0.06 % ARI 4,072 ▼0.02 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.17 ▲0.06 % ARI 4,072 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Limani hedh poshtë spekulimet për kalim në VLEN: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan tregtar

Kryetari i Gostivarit thotë se pjesëmarrja në aktivitetin e Ambasadës së Kosovës nuk ka të bëjë me kalkulime politike dhe se çdo veprim i tij është transparent

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka hedhur poshtë spekulimet për një ndryshim të mundshëm të pozicionimit të tij politik dhe për një kalim në VLEN, duke deklaruar se mbetet pjesë e Aleancës për Shqiptarët (ASH), siç njofton gazeta Flaka.

Në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajmi”, Limani ka komentuar edhe pjesëmarrjen e tij në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me rastin e vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke theksuar se prania e tij në këtë ngjarje nuk duhet interpretuar në kontekst të kalkulimeve politike. Ai bëri të ditur se në aktivitet kishte marrë pjesë me ftesë të ambasadorit të Kosovës, Qehaja, dhe vlerësoi se është krejtësisht normale që një kryetar komune me shumicë shqiptare të jetë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga institucionet e Kosovës.

“Nuk shoh asgjë tragjike që si kryetar komune me shumicë shqiptare të marr pjesë në një aktivitet të cilin e organizon Ambasada e Republikës së Kosovës. Interpretimet gjithmonë mund të jenë të ndryshme, por unë përfaqësoj Komunën e Gostivarit dhe të gjithë banorët e saj. Ambasada e Kosovës e ka respektin e njëjtë sikurse edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Ne jemi të lidhur shpirtërisht dhe në forma të ndryshme si me Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe me Republikën e Kosovës”, deklaroi Limani. Sipas tij, ftesa për këtë aktivitet u ishte dërguar të gjithë kryetarëve shqiptarë të komunave.

Pjesa më e drejtpërdrejtë e deklaratës së tij kishte të bënte me spekulimet për të ardhmen e tij politike: “E kam thënë dhe përsëri do ta them: unë nuk jam politikan tregtar dhe secilin veprim timin e bëj me vetëdije të plotë, në mënyrë transparente dhe publike. Ata që interpretojnë se diçka po ndodh, le të mos kenë dert, sepse nëse ndonjëherë ndodh diçka, gjithçka do të jetë publike dhe të gjithë do ta dinë”, u shpreh kryetari i Gostivarit.

Deklarata vjen në një periudhë kur ASH-ja po zhvillon procesin e riorganizimit të brendshëm në prag të Kongresit të dhjetorit, ku bashkimi i strukturave dhe konsolidimi i partisë janë ndër prioritetet kryesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.