☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 72.92 ▼1.27%
ARI 4,139 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,900 ▼ -1.78% ETH $1,689 ▼ -2.6% XRP $1.1140 ▼ -1.67% SOL $70.1800 ▼ -4.72%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 72.92 ▼1.27 % ARI 4,139 ▼1.51 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 72.92 ▼1.27 % ARI 4,139 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Ligji për lojërat e fatit do të vendos rregull, nuk mundet Maqedonia t’i ngjajë Las Vegasit

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në lidhje me projektligjin për lojërat e fatit se zgjidhjet e reja ligjore synojnë të vendosin rend dhe kufizime në këtë aktivitet, duke theksuar se shteti duhet të mbrohet nga pasojat negative të zgjerimit të pakontrolluar të kazinove dhe ambienteve të lojërave të fatit.

“Kemi një ndjesi se vendi i ngjante Las Vegasit. Në çdo hap shihnim dyqane që reklamonin këtë lloj bixhozi me tabela neoni të ndezura, kryesisht kazino dhe bixhoz, dhe disi si rregull, pranë tyre ke një zyrë për kredi të shpejta. Pranë tyre ke një dyqan pengjesh e kështu me radhë. Është një lloj sistemi që duhet ta rregullojmë dhe e vlerësojmë që është një sistem që, për fat të keq, është shkaku i shumë fatkeqësive familjare dhe tragjedive njerëzore. Ky ligj rregullon këtë aktivitet, nuk do të ketë më reklama të tilla që tërheqin vëmendjen. Në disa vende, madje edhe vendbanime të tëra të vogla kishin disa kazino, fjalë për fjalë nuk dukej si asgjë.Me këtë ligj, jemi të vetëdijshëm për pasojat, ndoshta edhe për efektin fiskal, por e vlerësojmë që rendi dhe disiplina duhet të vendosen në bixhoz dhe se vendi nuk mund t’i ngjajë Las Vegasit”, thotë Mickoski.

Lidhur me reagimet se ligji u miratua në një mënyrë jotransparente dhe “mafioze” dhe se kjo do të thoshte hapje e derës për tregun e zi dhe humbjen e mijëra vendeve të punës, Mickoski tha se ligji ishte ultra-transparent.

“Fjalë për fjalë të gjitha palët e interesuara u ftuan të merrnin pjesë në hartimin e tij. Është normale që nuk mund të pajtohemi njëqind për qind me ata që janë pjesë e atij biznesi, sepse ata kanë interesat e tyre. Ne mbrojmë interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Nuk mendoj se do të ketë marrëveshje të paligjshme për lojërat e fatit dhe nuk mendoj se do të humbasin vende pune. Thjesht po vendoset disiplinë dhe një imazh i ndryshëm, një perceptim i ndryshëm do të kenë qytetarët maqedonas”, tha Mickoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.