Mickoski në tubimin në Bërvenicë: SDSM është kundër gjithçkaje, vetëm për ekonominë e marihuanës
Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së u adresua në tubimin e partisë në Bërvenicë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u adresua të dielën mbrëma në mitingun e partisë së tij në Bërvenicë, ku iu përgjigj ashpër kritikave të opozitës socialdemokrate ndaj Qeverisë dhe projekteve aktuale investuese. Mickoski deklaroi se “SDSM është kundër gjithçkaje, ndërsa është vetëm për ekonominë e marihuanës në Maqedoni”, sipas njoftimit të VMRO-DPMNE-së, të cilin agjencia MIA e përcjell integralisht.
Sipas tij, opozita kundërshton çdo propozim dhe realizim të pushtetit dhe nuk ka vizion për vendin, ndërsa Qeveria po punon me projekte konkrete për zhvillimin e Bërvenicës dhe të mbarë Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen në vazhdën e debateve politike në vend, ku çështja e kanabisit mbetet një nga pikat kryesore të përplasjes mes pushtetit dhe opozitës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.